Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dërgohet në mbajtje serbi i cili nuk kishte as dokumente identifikimi

Dje rreth orës 12:30 Policia e Kosovës ka arrestuar një serb shtetas të Serbisë, në Leposaviq, shkruan Mitropol.
Ai është arrestuar nën dyshimin se ka kaluar ilegalisht kufirin.
“I njëjti nuk posedonte asnjë dokument identifikimi”, thuhet në njoftimin policor.
I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.







