Aurora Group
KOSOVËLAJME

Beqa: PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet, qytetarët nuk mashtrohen më nga VV’ja

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa thotë se VV’ja nuk është zëdhënëse e partive opozitare.Beqa thekson se, Qeveria Kurti është duke e dëmtuar vendin dhe sipas tij, zgjedhjet janë e vetmja rrugë që të shpëtohet Kosova.

“VV’ja nuk është zëdhënëse e partive opozitare. Ne e kemi dhënë qëndrimin tonë, pra duhet të shkojmë në zgjedhje sa më shpejtë sepse kjo Qeveri është duke e dëmtuar vendin, si në raport të brendshëm, ashtu edhe në atë të jashtëm”, tha Beqa.

Premium Store

“Qeveria Kurti s’ka bërë asgjë, edhe raportet që kanë qenë të ndërtuara me ndërkombëtarët i kanë lënduar. Kemi probleme me ekonominë, inflacionin, sigurinë dhe nuk kemi ndonjë zhvillim as të jashtëm dhe as të brendshëm”, shton ai/Blic/

Weelnes