Pas ETC-së, Inspeksioni i Skenderajt gjobiti edhe INTEREX-in me qindra euro për mashtrim me çmime

Drejtoria e inspeksionit në Skënderaj po vazhdon të mbrojë qytetarët e Skënderajt nga mashtrimet e marketeve në këtë qytet.
Pas ETC-së, kjo drejtori e ka gjobitur edhe dyqanin “Interex” në Skënderaj, pasi që Inspektorati i Tregut ka gjetur se një produkt në këtë market ka pasur çmim tjetër në rafte dhe tjetër tek arka, zbulojnë burime të portalit rajoni.org.
Dyqani Interex është dënuar me 400 euro gjobë. Vendimi për gjobitjen e “Interex” është marrë sot nga drejtoria për inspeksion.







