
Kryeministri Albin Kurti pas takimit me kryetarin Lulzim Hetemi në Leposaviq ka arritur në Zubin Potok.
Sipas paralajmërimeve të mëparshme, duhet të vendoset një pllakë përkujtimore për Enver Zumberin, policin e Kosovës që u vra në të shtëna në vitin 2011, në fshatin Varaga afër Zubina Potokut.
Kurti është takuar me kryetarin e kësaj komune Izmir Zeqiri në ndërtesën e komunës në Zubin Potok.
Takimi mes Kurtit dhe Hetemit në ndërtesën e Komunës së Leposaviqit është siguruar nga pjesëtarë të shumtë të Policisë së Kosovës./Paparaci.com







