Medi
KOSOVËLAJME

Policia e Kosovës dhe KFOR-i ndalin dy serbë që kanë hyrë nga Serbia në Kosovë jashtë pikës së kalimit kufitar

Foto ilustrim

Pasditën e djeshme rreth orës 16:00 njësia patrulluese e Policisë Kufitare së bashku me KFOR-in, kanë ndaluar një veturë që hyri nga Serbia në Kosovë, shkruan Mitropol.

Dy të dyshuarit serbë janë ndaluar në fshatin “Izvor” në Zubin Potok. Ata dyshohet se kanë hyrë nga Serbia në Kosovë jashtë pikës së kalimit kufitar.

Weelnes

Në raportin policor thuhet se prokurori kujdestar ka sugjeruar që rasti të iniciohet në procedurë të rregullt.

Active 1