
Sot rreth orës 11:00 në një veturë në Leposaviq është gjetur një mjet i pashpërthyer, rast për të cilin raportoi ekskluzivisht pak minuta më parë Mitropol.
Në vendngjarje kanë dalur menjëherë njësitë relevante policore, përfshirë Njësinë K9 dhe EOD të Policisë së Kosovës, si dhe njësinë EOD të KFOR-it Amerikan.
Ky informacion është konfirmuar ekskluzivisht për Mitropol edhe nga zëvendës-drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Mjeti i pashpërthyer është tërhequr nga vendi në mënyrë të sigurt, ndërsa policia rreth orës 16 e 20 është largu nga vendi i ngjarjes.”, tha Elshani.
Rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe po hetohet nga ana e Policisë së Kosovës.







