“Nëpërmjet kësaj sakrifice dhe këtij solidariteti, ne afrohemi më tepër me njëri-tjetrin, me familjet tona, rrisim harmoninë brenda familjeve tona dhe shoqërisë e popullit tonë”, theksoi Konjufca.

Kreu i Kuvendit falënderoi myftiun Naim Tërnava për aktivitetet që zhvillon në vazhdimësi Bashkësia Islame e Kosovës, ndërsa vlerësoi aktivitetin bamirës të shoqatës “Bereqeti”, duke u ndihmuar mijëra familjeve të Kosovës që të kenë ushqimin e nevojshëm e gjithashtu, ku është nevoja, edhe strehimin, por edhe për shumë aktivitete të tjera bamirëse, të cilat, siç tha Konjufca, janë të rrënjëzuara dhe burimin e kanë në mesazhin e shenjtë të fesë islame.