
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Ferizajit, ku pas të shtënave me armë zjarri, një grua ka mbetur e vrarë, teksa një person tjetër është plagosur.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ku u shkëmbyen me armë zjarri.
Lajmin për Sinjalin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
I dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj raportohet se është bashkëshorti i viktimës.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes është Valon Aliu.







