Prokuroria Speciale njofton për shënjestrimin e tri rasteve të reja, 30 persona të përfshirë në vepra të ndryshme

Prokuroria Speciale ka njoftuar për shënjestrimin e tri rasteve të reja, me tridhjetë persona të përfshirë në vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, në rastin e parë janë përfshirë shtatë (7) persona.
“…prej tyre katër (4) gjenden në paraburgim dhe tre (3) në masën e arrestit shtëpiak për veprën penale “Hyrje ne sistemet kompjuterike”, nga neni 327 i KPRK-së, “Mashtrimi”, nga neni 23 dhe “Shpëlarje e parave”, nga neni 302 i KPRK-së dhe veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, paragrafi 1 i KPRK-së. Në këtë rast janë konfiskuar 257.540,00 euro, shtatë (7) vetura, nëntë (9) telefona, kompjuterë dhe pajisje kompjuterike, një (1) armë e gjatë dhe një (1) pistoletë.”
Kurse në rastin e dytë janë përfshirë nëntëmbëdhjetë (19) persona.
“Tre (3) prej tyre gjenden në paraburgim për veprën penale “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo të materieve plasëse”, nga neni 364 dhe 31 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, paragrafi 1 të KPRK-së. Nga ky rast janë konfiskuar tridhjetepesë (35) armë, katër (4) vetura, gjashtëqindepesëdhjetë (650, 00) euro, dy (2) telefona dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm.”
Ndërkaq, në rastin e tretë të shënjestruar janë të përfshirë katër persona për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Dhënia e ndihmës”, në kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.







