Dukato 2
KOSOVËLAJME

Kurti i bëri thirrje të dalë në zyrën e tij në Zubin-Potok, Izmi Zeqiri i përgjigjet kryeministrit

Dje është mbajtur në katër komunat veriore referendumi për votimin pro apo kundër për shkarkimin e kryetarëve.

Procesi zgjedhor ka përfunduar pa ndonjë incident, por Komisioni qendror i zgjedhjeve e ka konfirmuar se për shkak të numrit të vogël të votuesve ka dështuar iniciativa qytetarë për të larguar kryetarët aktual në Mitrovicën veriore, Zveçan, Zubin Potok si dhe Leposaviq.

Dukato 1

Pas numërimit të votave, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, iu ka bëre thirrje dy kryetarëve nga PDK-ja që të dalin në zyrat e tyre komunale dhe të ushtrojnë detyrën të papenguar.

“E kryetarët e Zveçanit dhe Zubin Potokut, Ilir Peci dhe Izmir Zeqiri, bëjnë mirë që më në fund të shkojnë në zyrat e tyre dhe ta ushtrojnë në mënyrë të papenguar detyrën në objektet zyrtare të komunave të Republikës së Kosovës”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, në një prononcim për IndeksOnline, ka thënë se për shkak të renovimeve që janë duke u bëre në komunë e kanë patur të pamundur që të ushtrojnë detyrën e tyre në zyrat komunale.

Por, premtoj që se shpejti, posa të kryhen renovimet do të dalin në zyre.

“Do të dalim po, një pjesë e zyrës është në funksion që punon por, pjesa tjetër duhet disa renovime, të dyert dhe disa pjesë tjera sepse ka thyerje për shkak të intervenimit, por gradualisht, kati i parë tashmë veç ka filluar. Ne do të jemi në zyre gjithë andej ku është e nevojshme, natyrisht se edhe atje i kemi zyrat”, ka thënë Zeqiri.

I pyetur nga IndeksOnline se nëse janë renovimet kanë qenë arsyeja kryesore që nuk kanë dalur në objektin e komunës, Zeqiri u shpreh “absolutisht që renovimet, sepse ne ishim dal edhe më përpara, proceduralisht ne i kemi në plan të renovimit, por se shpejti do të funksionalizohet e gjitha”, theksojë Zeqiri.

Weelnes