Goditet me tullë në kokë një person në Mitrovicë të Veriut, pastaj ia grabisin zinxhirin nga qafa

Një person ka raportuar në polici se në hyrje të një lokali është sulmuar me një mjet të fortë (tullë) në kokë nga pesë persona të pa njohur dhe me forcë ia kanë grabitur një zinxhir nga qafa.
Rasti ka ndodhur të martën pas mesnate në Mitrovicë të Veriut.







