Active 2
02LAJME

“Jam zatet qitash, nuk po kam mundësi”: Minatori e ish ushtari kërkon ndihmë për vajzën e tij

Screenshot

Ish pjesëtari i UÇK që luftoi për çlirmin e vendit, Miftar Mehmeti dhe jo vetëm në Kosovë por edhe trojet tjera shqiptare, ka nevojë për ndihmë, shkruan Mitropol.

Vajza e tij është e shtrirë në spitalin e Pediatrisë në Prishtinë, ndërkaq ai po ka vështërsi që të siguroj shumën e nevojshme për mjekim.

Weelnes

Në një bisedë për Jepi Zë ai tha se ka një muaj qe vajza e tij është e shtrirë në spital dhe se mjekët i kanë propozuar të kryej kontrollat në Turqi e që nuk po ka mundësi ta paguaj.

“E kom qikën e vogël sëmurë që 1 muaj në Prishtinë. Ja kam bërë shumë analiza, pas disa analizave më kanë propozuar që t’i bëj edhe një analizë jashtë vendit, në Turqi. Po dyshojnë për një lloj sëmundjeje të fibrozës cistike. Gjendja e qikës 8-vjeçare nuk është e mirë, vetëm terapia që 32 ditë është në pediatri në Prishtinë. Grun e kam me të 3 fëmijë të tjerë, me mua jam shumë ngushtë, nuk po kam më mundësi të bëj asgjë. Të them të drejtën, jam zatet qitash.”, ka thënë Mehmeti.

Minatori që punon në minierën e Trepçës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për shërimin e vajzës së tij.

Numri i kontaktit është O44 684 624 ndërsa pjesën e komenteve i gjeni dokumentacionin dhe numrin e xhirollogarisë për ata vullnetarë që duan të ndihmojnë.

Dukato 1