
Foto Ilustrim
Policia e Kosovës gjatë një kontrolli në një shtëpi në Zveçan ka gjetur dhe konfiskuar pesë armë zjarri, shkruan Mitropol.
Sipas raportit të policisë janë gjetur një pushkë gjuetie, dy pushkë karabinë, dy pistoleta dhe një sasi municioni të kalibrave të ndryshëm.
I dyshuari mashkull kosovar është dërguar në mbajtje.
“I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.







