Active 2
KOSOVËLAJME

MPJ në Ditën e të Zhdukurve: Serbia vazhdon të mbrojë ata që janë përgjegjës, duke mohuar drejtësinë

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka rikujtuar se ende janë edhe mbi 1600 të zhdukur në Kosovë nga regjimi gjenocidal i Serbisë në luftën e fundit.

Në ditën kombëtare të të zhdukurve, MPJ thekson se Kosova kërkon drejtësi për krimet e luftës nga Serbia.

Dukato 1

“Në ditën kombëtare të personave të zhdukur me forcë, kujtojmë mbi 1600 të zhdukurit ende në Kosovë për shkak të regjimit gjenocidal serb.

Kosova kërkon në mënyrë aktive drejtësi për krimet e luftës, megjithatë Serbia vazhdon të mbrojë ata që janë përgjegjës, duke mohuar drejtësinë edhe sot e kësaj dite”, thuhet në postim në X.

Active 1