Ia ofroi policit në kufi 5 euro “për një kafe”, arrestohet shoferi i një autobusi në Vërmicë

Një shofer i autobusit është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, shkruan Mitropol.
I dyshuari, shtetas i Maqedonisë së Veriut, ia ka ofruar 5 euro një zyrtari “për një kafe” të premten.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti është iniciuar si “dhënie ryshfeti”.







