Active 2
KOSOVËLAJME

Tentuan të fusin 750 euro dhe dy telefona, parandalohen dy raste të kontrabandës në Burgun e Dubravës

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë dy raste të futjes së kontrabandës brenda qendrës.

Gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi për siguri ka zbuluar se në mënyrë të kamufluar nga vizitori është tentuar të futen mjete monetare në vlerë prej 750€. Po ashtu, në sallën e vizitave, një familjar ka tentuar të futë dy telefone brenda qendrës në mënyrë të fshehur.

Dukato 1

Oficerët korrektues kanë reaguar menjëherë duke lokalizuar mjetet monetare dhe telefonat. Vizitat janë anuluar, ndërsa për të dyja rastet është njoftuar edhe policia e Kosovës.

Dy të burgosurit ndaj të cilëve kanë qenë të dedikuara mjetet monetare dhe telefonat janë veçuar dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë disiplinore.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative, të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.

Premium Store