Mitrovicasja dërgohet në strehimore bashkë me fëmijët, burri që dyshohet për dhunë u lirua në procedurë të rregullt

Rastet e dhunës në familje po shënojnë ritje të vazhdueshme. Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje rreth orës 22:00 në qytetin e Mitrovicës, shkruan Mitropol.
Një grua e ka raportuar rastin në Policinë e Kosovës, duke thënë se bashkëshorti i saj, në vazhdimësi ushtron dhunë ndaj saj.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Viktima së bashku me fëmijët e saj është dërguar në strehimore./Mitropol/







