Active 2
02KOSOVËLAJME

Një i arrestuar dhe një person në arrati pas zbulimit të laboratorit të drogës në veri (FOTO)

Sot “Mitropol” raportoi ekskluzivisht nga burimet e veta se Policia e Kosovës ka zbuluar një laborator droge në Leposaviq.

Laboratori u zbulua në fshatin Mikoviçe të Leposaviqit, pranë Bello Bërdos. Rastin e konfirmoi për “Mitropol” edhe zv. drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Active 1

“E konfirmoj që një laborator me bimë narkotike marihuanë është gjetë nga ana e Policëve tonë në komunën e Leposavicit”, tha Elshani për “Mitropol”.

“Mitropol” siguroi edhe fotografitë e sasisë së madhe të substancave që Policia ka arritur të konfiskoj në laboratorin në fjalë.

Në lidhje me rastin Elshani konfirmoi për “Mitropol” se Policia ka arrestuar një person gjersa një tjetër ndodhet në arrati.

Premium Store