Aurora Group
KOSOVËLAJME

Agim Musliu: Të hënën në veri u pa Aleksandar Bozhoviq, shok i grupit terrorist të Radoiçiqit

Të hënën, autoritetet e Kosovës i kanë mbyllur gjashtë objekte të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Aty kishte  të grumbulluar edhe  qytetarëve serbë, të cilët protestonin kundër mbylljes së këtyre institucioneve.

Premium Store

Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu, ka thënë se “sikurse dy vjet para sulmit terrorist në Banjskë, në rrugët e veriut të Kosovës, gjatë protestave të së hënës u regjistruan një numër i madh i serbëve të maskuar”.

Në rrjetet sociale Musliu ka shkruar se një nga personat e maskuar që ka marrë pjesë në proteste ishte edhe Aleksandar Bozhoviq, i afërt me strukturat e drejtuara nga Millan Radojçiq.

“Sipas hulumtimit të OSINT nga Instituti Octopus, personi i maskuar është Aleksandar Bozhoviq, shok me një pjesë të strukturave terroriste të drejtuara nga Milan Radoiçiq (kërkohet nga INTERPOL)”, ka shkruar Musliu në  një postim në platformën “X”.

Koha