
Foto ilustrim
Policia e Kosovës ka gjetur municion në dy vende në komunën e Leposaviqit, shkruan Mitropol.
Gjatë kontrollit në Leposaviq në njërin vend janë gjetur dy pushkë gjuetie dhe fishekë, ndërsa në tjetrin është sekuestruar një pushkë, dy karikatorë dhe 115 fishekë.
Teksa në Zveçan një person ka dorëzuar në stacion policor dy armë gjuetie dhe një revole pa fishekë.
Në konsultim me prokurorin, të tri rastet kanë shkuar në procedurë të rregullt.







