Medi
02LAJME

Katër të lënduarit nga aksidenti në rrugën drejt Skënderajt, dërgohen për trajtim në QKMF

Pak orë më parë “Mitropol” raportoi për një aksident trafiku mes dy veturash në magjistralen Mitrovicë-Pejë.

Policia konfirmoi për “Mitropol” se nga aksidenti kanë pësuar lëndime katër persona dhe se ka pasur edhe dëme të theksuara materiale të dy veturat e përfshira.

Medi

Zëdhënësi i PK-së për Mitrovicën e Jugut, Ilmi Prekazi konfirmoi se me datën 02.06.2024 rreth orës 11:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Skenderaj në fshatin Vojtesh ka ndodhur një aksident trafiku me të lënduar.

Prekazi bëri të ditur për “Mitropol” se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete me targa vendore, katër persona janë lënduar dhe kanë pranuar tretman mjekësor në QKMF Skenderaj ndërsa pas tretmanit janë liruar në shtëpi./Mitropol/

Koha