Aurora Group
KOSOVËLAJMESPORT

Kosova bëhet me përfaqësuese të re, ftohet lojtari i parë

Federata e Futbollit e Kosovës duket se ka themeluar edhe një përfaqësuese të re, atë të grupmoshave U-23, por për këtë risi të re lajmi është marrë nga klubi rumun Petrolul.

Në njoftimin e kësaj skuadre bëhet e ditur se sulmuesi kosovar, Albin Berisha është ftuar nga Kosova U-23, mirëpo një njoftim të tillë nuk e ka dhënë edhe FFK-ja.

Medi

Madje nuk ka pasur njoftim as për themelimin e përfaqësueses U-23.

Klubi rumun i futbollit, Petrolul, ka bërë të ditur atë që FFK-ja nuk e ka zyrtarizuar ende.

Kosova U23, sipas ftesës që i shkoi Berishës, do të luajë miqësore me Marokun U23.

Miqësorja do të luhet më 10 qershor në Rabat. Për dallim nga Kosova, Maroku ka përfaqësuese aktive të grupmoshës U23, që ndryshe quhet edhe përfaqësuese olimpike.

Berisha do të jetë i grumbulluar prej të mërkurës, ndërsa grumbullimi i Kosovës U23 përfundon më 11 qershor. Kjo bëhet e ditur nga klubi rumun.

Koha