
Foto ilustrim
Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet me targa serbe që po lëvizte dje në Bello Bërdo të Leposaviqit, rreth orës 22:00, njofton “Mitropol”.
Njësia policore ndaloi veturën pas marrjes së informatës në rrugë operative, afër vijës kufitare me Serbinë.
Në veturë gjendeshin dy meshkuj shtetas të Serbisë.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./Mitropol/







