Arręstohen një burrë dhe një grua në Mitrovicën Veriore, penguan policinë në kryerje të detyrës

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë dhe një grua (të dy kosovar) në rrugën “Anri Dinan” në Mitrovicë të Veriut, shkruan Mitropol.
Të njëjtit kishin ndërhyrë kur policia po tentonte ta fuste në veturë një person i cili ishte në kërkim.
“Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt“, thuhet në raport.







