
Herë pas here persona të ndryshëm tentojnë tu japin ryshfet policisë së Kosovës, si pasojë e shmangies së përgjegjësisë së tyre, shkruan Mitropol.
Kështu dje një shtetas i Turqisë ka tentuar t’i jap policisë së Kosovës 10 euro ryshfet, me ç’rast është arrestuar.
Ngjarja ka ndodhur në Vërmicë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.







