
Foto ilustrim
Një aksident fatal trafiku në të cilën humbi jetën një motociklist rreth 30 vjeçar ndodhi sot në Mitrovicë, rast ky për të cilin raportoi ekskluzivisht “Mitropol”.
Aksidenti i rëndë ndodhi në rrugën nacionale Mitrovicë-Leposaviq.
Ndërkohë pak më vonë, pas rastit fatal, një aksident tjetër ndodhi në Iliridë (ish-Tavnik), ku lëndime pësuan tre persona.
Siç mëson gazeta, nga aksidenti u lënduan babai me dy djemtë e tij.







