
Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, kanë nisur takimin e përbashkët.
Pjesë e takimit është edhe përfaqësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Para nisjes së takimeve, Borrell tha se pret që në takimin e sotëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të diskutohet për arritjet në dialog, por edhe për nisjen e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve.
Takimi i parë i tyre këtë vit zhvillohet në kohën kur zyrtarët evropianë, të angazhuar në ndërmjetësimin e procesit, janë drejt përfundimit të mandatit pesëvjeçar.
Kryediplomati evropian pritet të flasë për media pas takimit trepalësh.







