Medi
KOSOVËLAJME

Asamblistët mitrovicas i lënë pa kulm mbi kokë 16 familje të Mitrovicës së Jugut

Komuna e Mitrovicës së Jugut në vitin 2023 ishte njëra prej komunave më të prekura pas përmbytjeve nga reshjet e shiut.

Shumë biznese e familje u dëmtuan nga përmbytjet që shkaktoi moti i ligë. Përveç që ishte shpallur gjendje e jashtëzakonshme, Komuna e Mitrovicës planifikonte t’i subvenciononte me nga 10 mijë euro 16 familje të dëmtuara rëndë nga rrëshqitja e dheut në lagjen Bajr, disa prej të cilëve iu shembën themelet e shtëpive.

Dukato 1

Në lidhje me gjendjen kërkoi llogari asambleisti i VV-së, Ekrem Sadiku i cili tha se drejtori i Emergjencave bashkë me drejtoreshën e Mirëqenies Sociale do ishte mirë të ofronin informata më të detajuara.

Pas Sadikut e mori fjalën asambleisti i Partisë së Drejtësisë, Vesel Neziri i cili tha se ky është një vendim i duhur i Komunës, duke shtuar se gjendja me rrëshqitjen e dheut në lagjen Bair do jetë e papërballueshme për Komunën dhe se ka nevojë që këtu të ndërhynte edhe niveli qendror, meqë barra e familjeve ka filluar të bëhet e papërballueshme.

Neziri tutje tha se Komuna në bashkëpunim me Qeverinë do duhej të ndërtonin një mur që do parandalonte rrëshqitjen e dheut pasi nëse kjo gjendje vazhdon atëherë sipas ekspertit të gjeodezisë që ka bërë analizën e situatës, rrezikohet edhe dëmtimi i shtëpive tjera.

Pas tyre, komente për këtë pati edhe asambleisti tjetër i VV-së, Hysen Muzliukaj i cili tha se vitin e kaluar Kuvendi votoi një raport për subvebcionimin e 200 familjeve me nga 2500€ për dëmet nga vërshimet. Muzliukaj kërkoi që në seancën e ardhshme Drejtoria e Financave apo e Emergjencave ta sjell raportin ku ndodhen emrat dhe mbiemrat e përfituesve dhe dëshminë për kryerjen e pagesave.

Pas tyre fjalën e mori drejtoi i Emergjencave, Bahtir Maxhuni i cili tha se Komuna ka gjetur një modalitet për familjet e pakompenzuara, duke ofruar që familjeve në fjalë t’u siguroj material ndërtimor për rindërtim të shtëpive.

“Ne si drejtori apo si nivel qeveritar nuk mund të bëjmë kompenzim në aspekt financiar. Jam në takim me disa prej tyre që fatmirësisht janë pak. Nuk po e pranojnë materialin që duhet na me i mbështetë në raport me dëmin që është bë. Ne ju kemi ofru bashkëpunim me komisionin profesional që është ngritur që t’iu kompensohen dëmet. […] Këtu çka është propozim-vendim është për lejimin e mjeteve për kompensim të 16 familjeve që shtëpitë iu kanë shembë gati në tërësi në lagjen Bajr afër kampit Belvedere.”, tha Maxhuni.

Mes tjerash ai potencoi se familjet e prekura që s’i kanë plotësuar dokumentacionet e nevojshme nuk u paguhet qeraja.

Tutje Maxhuni tha se kapacitetet e nivelit lokal nuk mjaftojnë që aty të ndërtohet muri mbrojtës, pilotim apo pyllëzim.

Pas Maxhunit fjalën mori asambleisti Ekrem Sadiku i cili tha se ata si kuvendarë nuk duhet krijojnë pabarazi, duke aluduar që është e pakuptimtë që banorët e prekur nga vërshimet në janar të vitit të kaluar të kompensohen me material ndërtimor, pasi ata veç i kanë kryer renovimet duke shtuar se drejtori Maxhuni do duhej të sjellte në Kuvend numrin e saktë të familjeve nevojtare për ndihmë dhe që Kuvendi të ndante paratë e nevojshme për ta.

Pas një diskutimi të gjatë mori sërish fjalën Muzliukaj i cili tha se më parë ishin planifikuar që për këtë punë të ndahet buxhet prej 120 mijë për 12 familje, gjersa tash figurojnë 16 familje që secilës propozohet t’i ndihmohet me 10 mijë euro, duke pyetur se nëse s’ka buxhet për kompensim të disa prej 200 familjeve tjera të prekura nga vërshimet ku planifikohet të gjinden edhe 40 mijë eurot e mbetura për 16 familje.

Këtë propozim nuk e votuan sot asambleistët e Vetëvendosjes në komunë. Por përveç tyre, votë për këtë nuk patën as disa prej asambleistëve të PDK-së e as LDK-së që nuk ndodheshin në sallë në momentin e votimit, duke bërë që ky propozim të mos kaloj në këtë mbledhje të rregullt të Kuvendit Komunal.

Pro këtij vendimi votuan 8 asambleistë të PDK-së, 1 nga Partia Forca e Diasporës dhe 1 nga LDK, pra 10 gjithsejt.

Diskutimi dhe votimi mbi pikën 4 të rendit të ditës mund të përcillet në videon e mëposhtme nga minuta 51.

Kujtojmë se në vitin 2023 vërshimet kishin shkaktuar dëme rreth 13 milionë euro.

“Të gjitha shkollat janë duke punuar të gjitha instuticionet shtetërore janë në funksion edhe shëndetësia po punon me kapacitete të plota. Shuma e dëmve në bazë të vlerëave preliminnare e kalojnë ndoshta edhe 13 milionëshin si vlerësime preliminare e shumë objekte jo të kryera”, kishte deklaruar Bedri Hamza.

Koha