
Ndertesa e Komunes se Mitrovices. 10.06.15, Mitrovica. Photo: Atdhe Mulla
“Mitropol” gjatë ditës së sotme raportoi ekskluzivisht për arrestimin e një zyrtari të Komunës së Mitrovicës.
Ai u arrestua gjersa ndodhej ulur në një nga kafiteritë në sheshin e qytetit.
Zyrtari i arrestuar identitetin e të cilit “Mitropol” e ka poseduar qysh në fillim me publikimin e lajmit ekskluziv për arrestimin e tij, është Bedri Sadiku.
Siç informoi më pas Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Sadiku është arrestuar për marrje ryshfeti.
Ai dyshohet të ketë marrë ryshfet në shumën prej 200 eurove.







