
Foto Ilustrim
Rastet e dhunës në familje janë kthyer në një fenomen përherë e më shqetësues në shoqërinë kosovare.
Një rast i tillë i dhunës është raportuar edhe dje në Policinë e Kosovës në Mitrovicë.
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar një burrë nga Mitrovica pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, shkruan “Mitropol”.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.






