Medi
KOSOVËLAJME

Arrestohet një person në veri, vendosi stikersa me foton e terr’oristit të v’rarë në Banjskë

Në orët e para të ditës së sotme, në rrugët në Mitrovicën Veriore është kapur në flagrancë një person teksa vendoste stikersa në lokacione të ndryshme. Fotoja e një terroristi të vrarë në Banjskë ishte në shumicën prej stikersave.

Sinjalizuesi nga Veriu ka bërë me dije për Sinjalin se i dyshuari që u arrestua është një person i moshës së mitur, i cili po dyshohet për nxitje të përqarjes dhe mosdurimit.

Dukato 1

Siç ka mësuar Sinjali, në stikersat që po shpërndante i mituri ishte e vendosur fotoja e Stefan Nedeljkoviq, terroristi i vrarë gjatë sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.

Të dyshuarit që u kap mat nga Policia i janë gjetur mbi 80 stikersa me foton e Nedeljkoviq – që janë sekuestruar si prova materiale.

I njëjti është shoqëruar më pas në stacion policor për intervistim, ku janë kryer edhe procedurat e tjera.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.

Active