
KRM “Uniteti” ka dërguar në përmbarim komunën e Vushtrrisë për shkak të borxhit që kanë komuna ndaj ndërmarrjes, shkruan Mitropol.
KRM “Uniteti” ka njoftuar se Komuna e Vushtrrisë ka borxh ndaj tyre 107 mijë euro, dhe se deri më tani i kanë pritur 6 muaj për të kryer borxhin, por nga të njëjtit nuk është marrë përgjigje.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM:
Pas shumë kërkesave drejtuar për pagesë të borgjit ndaj KRM “Uniteti”, Komuna e Vushtrrisë nuk ka reflektuar dhe nuk ka kthyer asnjëherë përgjigje zyrtare.
Duke e pasur parasysh se borgji prej 107 mijë është i vitit 2023 dhe KRM “Uniteti” ka pritur mbi 6 muaj, sot kemi vendosur që ta dërgojmë në përmbarim Komunën e Vushtrrisë.
Duke qenë njëra prej aksionarëve/pronarëve të kompanisë, Komuna e Vushtrrisë përveç që shërbimin e menaxhimin të mbeturinave nga 1 janar 2024 ia ka dhënë një kompanie tjetër pa asnjë paralajmërim zyrtar, veprimet e dëmshme ndaj KRM “Unitetit” i ka vazhduar edhe në muajt vijues duke mos e paguar borgjin, ndërsa në anën tjetër i ka dhënë qindra-mijëra subvencione kompanisë “Përparimi”.
Pra, të gjendur para kësaj situate jo të mirë, KRM “Uniteti” ka vendosur të marrë masa ligjore, duke e dërguar në procedurë përmbarimore Komunën e Vushtrrisë.






