
Policia e Koksvës ka ndaluar dy persona në dy raste të ndara gjatë ditës së djeshme.
Që të dy tentuan të futeshin nga Serbia në Kosovës duke shfrytëzuar rrugë ilegale. Njëri nga ta u ndalua rreth orës 09:50 gjersa tjetri në ora 12:25, njofton “Mitropo”.
Një nga të ndaluarit ishte shtetas i Serbisë e tjetri shtetas i Republikës së Kosovës. Që të dy të dyshuarit janë intervistuar e pastaj janë liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimet e plota:
Jashnicë, Leposaviq 29.07.2024-09:50. Policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti dyshohet se përmes rrugëve ilegale me veturën e tij ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Republika e Kosovës. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar.
Koshuticë, Leposaviq 29.07.2024-12:25. Policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se përmes rrugëve ilegale me veturën e tij ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Republika e Kosovës. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar.







