Aurora Group
02LAJME

5 persona të arrestuar për armëmbajtje pa leje në rajonin e Mitrovicës, dy prej tyre të mitur

Policia e Kosovës ka arrestuar 5 persona për 4 raste të armëmbajtjeve pa leje në rajonin e Mitrovicës, shkruan Mitropol.

Në raportin e policisë thuhet se dy prej rasteve kanë ndodhur në Skenderaj, një në Mitrovicë dhe një në Vushtrri.

Weelnes

Raportet e plota:

·Fsh. Samadrexhë, Vushtrri  31.07.2024 – 23:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte shtënë me armë gjatë një ahengu familjar. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gaz. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

·Rr. Hasan Ferri, Mitrovicë Jugu  31.07.2024 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte shtënë me armë gjatë një ahengu familjar. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gaz si dhe në vendngjarje është sekuestruar një gëzhojë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

·Rr. Ilaz Kodra, Skenderaj  31.07.2024 – 00:10. Janë arrestuar dy të dyshuar të mitur meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit, u janë gjetur dhe konfiskuar një revole me 6 fishekë të kalibrit 6mm dhe një boks hekuri. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

· Rr. Skënderbeu, Skenderaj  31.07.2024 – 20:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti është identifikuar pasi në rrejte sociale kishte postuar një armë. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë pa fishekë. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Weelnes