
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Skenderaj nën dyshimin se i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri në ajër, shkruan Mitropol.
Në raportin e policisë thuhet se nga i dyshuari janë konfiskuar dy pistoleta me gas dhe një fishek.
“Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raport.








