
Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Prevallë.
5 persona raportohet të jenë goditur nga rrufeja.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot rreth orës 12:14, Policia është informuar se në Prevallë rrufeja ka goditur 5 persona. Njëra ndër viktimat, femër është në gjendje të rënde”, ka thënë ai.







