
Policia e Kosovës raporton se kanë ndaluar një automjet me targa të Serbisë në Zernosek të Leposaviqit, i cili dyshohet se ka hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës nga Serbia.
Sipas policisë, në veturë gjendeshin dy persona shtetas serb.
Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.
“Zernosek, Leposaviq 07.09.2024, 22:45. Njësiti policor ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë në të cilën gjendeshin dy të dyshuar meshkuj serb shtetas të Serbisë të cilët kanë hyrë nëpër rrugë ilegale nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës







