Medi
KOSOVËLAJME

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Hetuesit policorë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale sot kanë arrestuar një person të nacionalitetit serb, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘krimi i luftës kundër popullsisë civile’, shkruan Mitropol.

T.P dyshohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, rreth muajit mars të vitit 1999, në Komunën e Istogu, ka kryer vepra të ndryshme penale duke përfshirë, plaçkitjen dhe shkatërrim të pasurisë së popullsisë civile.

Active

Me urdhër të prokurorit i pandehuri gjendet nën masën e arrestit dhe ndalimit policor, për t’u dërguar tek Gjyqtari i Procedurës Paraprake, brenda afatit ligjor.

Premium Store