Medi
KOSOVËLAJME

Policia e Kosovës: Kemi hasur në disa pamflete me përmbajtje të urrejtjes në disa lokacione në veri të vendit

Screenshot

Pas aktakuzës për rastin e Banjskës, janë vendosur disa pamflete kërcënuese në veri të vendit.

Këtë e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë për veriun e Kosovës, Veton Elshani, i cili tha se me urdhër të Prokurorisë Speciale, rasti është inicuar si “nxitje e urrejtjes dhe përçarjes”.

Aurora Group

Njëherit, Elshani bëri të ditur se deri më tani s’ka të dyshuar e të arrestuar.

“Konfirmojmë se në disa lokacione në veri të vendit kemi hasur në disa pamflete me përmbajtje të urrejtjes dhe me urdhër të Prokurorisë Speciale, rasti iniciohet si nxitje e urrejtes dhe përcarjes. Nuk kemi të dyshuar e as të arrestuar. Policia po punon në drejtim të ndriqimit të rastit”, thuhet në përgjigjen e Elshanit.

“Të gjithë jemi Milana dhe vëllezër nga Banjska, ju okupatorë në ne zgjoni egërsinë, ju presim në veri”, thuhet në pamfletet e vendosura në veri.

Përveç kësaj, krahas fotografive të publikuara bëhet thirrje edhe që ushtria serbe të kthehet në Kosovë.

“Komandant vetëm thuaj, fluturojmë si plumbat”, thuhet në vijim, duke iu referuar terroristit Milan Radoiçiq.

Fotografitë ku shihen pamflete të tilla janë postuar në rrjetin social Telegram, nga kanali serb “Koridor”.

Koha