Medi
KOSOVËLAJME

Ambasadori i ri i ShBA-së në Kosovë: Mezi po pres të kthehem në Prishtinë

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se mezi pret që të kthehet në Prishtinë për të punuar në forcimin e marrëdhënieve në mes të ShBA-së dhe Kosovës, njofton Mitropol.

Ai këtë deklaratë e ka postuar në një postim në Twitter, në përgjigjen që i ka dhënë urimit të ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhajt.

Medi

“Mezi pres të kthehem në Prishtinë dhe të punoj me homologët e mi nga Kosova për të forcuar dhe thelluar më tej marrëdhëniet ShBA-Kosovë”, ka thënë Jeff Hovenier.

Hovenier do vie në pozitën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas mandatit të ambasadorit aktial, Philip Kosnett./Mitropol/

Active