Premium Store
02KOSOVËLAJME

Latifi: Bahtiri është sharlatan që i mashtron qytetarët se katunarët e Drenicës duan t’ua marrin shehrin

Analisti politik Blerim Latifi ka kritikuar çasjen e Agim Bahtirit karshi qytetarëve që kanë prejardhje nga Drenica, shkruan Mitropol.

Latifi thotë se Agim Bahtirin mund ta tallim për gabimet gjuhësore që bën sa herë që e merr fjalën para një mikrofoni. Mund të qeshim me gjestet e tij sharlataneske, që nuk i mungojnë asnjëherë. Por një gjë jemi duke e harruar vazhdimisht: shkathtësinë praktike të tij për t’i përdorur me efikasitet paragjykimet dhe stereotipet e njerëzve të thjeshtë.

Weelnes

Sipas Latifit në Mitrovicë, qysh nga koha osmane, ekziston stereotipi negativ për “katunarët e Drenicës që duan me na marrë shehrin”. Disi si stereotipi i gjakovarëve për katunarët e rrethinës. Dhe Bahtiri ia ka dalë që këtë stereotip ta bashkojë me imazhin e PDK, si parti e Drenicës.

Madje Latifi flet edhe për rrethanat historike në Mitrovicë duke treguar se Isa Boletini dhe Nexhip Draga, njëri lord i luftës e tjetri deputet i mexhlisit osman, nuk e duronin fare njëri tjetrin, por kur vinte puna për t’i “përzënë katunarët e Drenicës nga shehri”, ishin në një mendje me njëri tjetrin. Njerëzit e thjeshtë nuk operojnë me argumente racionale.

“Paragjykimet dhe stereotipet vazhdimisht e dominojnë mënyrën e tyre të të menduarit dhe politikanët gjithmonë luftojnë që këto paragjykime t’i shfrytëzojnë për llogaritë e tyre”, shkroi në fund Latifi./Mitropol/

Koha