Dukato 2
KOSOVËLAJME

Pamje nga aksidenti mes një veture dhe minibusi në autostradën “Ibrahim Rugova” ku u lënduan disa persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur orët e hershme të mëngjesit të sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku për pasojë disa persona janë lënduar.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili dha detaje për Sinjalin nga ky aksident.

Active 1

Në aksident janë përfshirë një veturë me targa vendore dhe një minibus me targa të huaja, ku disa persona janë lënduar dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, teksa njësitet kompetente policore janë duke hetuar shkaqet e aksidentit.

Koha