Medi
KOSOVËLAJME

Ndalohet për 48 orë politikani serb Arsenijeviq, kjo është arsyeja

Politikani serb Aleksandar Arsenijeviq, është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për veprën penale “Ngacmim”.

Kjo u konfirmua nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut Veton Elshani.

Active 1

Elshani deklaroi se Arsenijeviq me urdhër të të Prokurorit është intervistuar dhe më pas është ndaluar për 48 orë.

“Me urdhër të prokurorit është bërë intervistimi i Aleksandar Arsenijoviqit dhe se pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje 48 orë për veprën ngacmim”, deklaroi Elshani.

Active 1