Aurora Group
02LAJME

Katër të lënduar nga aksidenti në Kçiq

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në Kçiq të Mitrovicës, njofton Mitropol.

Aksidenti ka ndodhur mes dy veturash, prej nga si pasojë veturat kanë dalur jashtë rrugës.

Medi

Lajmin për “Mitropol” e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.

Ai tha se përveç dëmeve materiale, janë lënduar edhe katër persona.

“Aksident trafiku me lëndime, shkaktuar  rreth  orës 14:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ne segmentin rrugorë në   fshatin Kçiq. Në aksidnet janë përfshirë  dy vetura, ku përveç dëmeve materilale lëndime kanë pësuar katër persona.”, tha Zahiti për Mitropol.

Koha