Active 2
LAJME

Të shtënat me armë në Prishtinë: Një i dyshuar arrestohet, tjetri në arrati

Dy persona janë identifikuar si të dyshuar për të shtënat me armë sot në Vranjevc dhe njëri prej tyre tashmë ka përfunduar në prangat e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili bëri me dije se i dyshuari tjetër po kërkohet.

Medi

Po ashtu, ai ka njoftuar se është sekuestruar një veturë që dyshohet se është përfshirë në rast.

“Ndërlidhur me rastin e mësipërm , veprimet e shpejta operativo hetimore të policisë  kanë rezultuar me identifikimin e dy personave të dyshuar të përfshirë në rast. Pak kohë pas ngjarjes njëri nga ta është arrestuar nga ana e policisë, ndërkaq tjetri është ende në arrati. Po ashtu është identifikuar edhe një veturë e përfshirë e cila është sekuestruar nga policia.”

Active 1