Medi
02LAJME

LAJMI I FUNDIT: Policia në Mitrovicë arreston hajnin që kishte vjedhur Iphone dhe 6500 euro në rrugën “Evlia Çelebia”

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta arreston të dyshuarin për një vjedhje të madhe në rrugën “Evlia Çelebia”, në Mitrovicë, shkruan Mitropol.

Policia njofton se arrestimi i të dyshuarin erdhi pas bashkëpunimit edhe me njësitin policor nga qyteti i Pejës.

Tripika

Njoftimi nga Policia:

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale Vjedhje e rëndë

Mitrovicë, 22 nëntor 2021

Hetuesit policorë në kuadër të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicën e Jugut, në vazhdimësi të hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë, rast ky i raportuar muaj më parë në Mitrovicën e Jugut.

Si rezultat i hetimeve të zhvilluara dhe dyshimeve të bazuara, hetuesit policorë në bashkëpunim me hetuesit të rajonit të Pejës, në orët e pasdites së sotme në Pejë, kanë arrestuar të dyshuarin G. D., 39 vjeçar, banues në Pejë, shtetas i Republikës së Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se me datën 26 qershor 2021, në rrugën Evlia Qelebia në Mitrovicë, ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë, ku me forcë ka thyer dritaren e një automjeti nga ku kishte vjedhur një çantë krahu me një shumë të parave në vlerë 6500 euro dhe një telefon IPHON (6).

Pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit policorë për 48 orë.
A Zahiti

Pellini