Active 2
02KOSOVËLAJME

E dhimbshme: Ky është personi që humbi jetë pas u godit nga një veturë në Kopiliq të Skenderajt

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje pasdite në fshatin Kopiliq të Skenderajt, ku u godit për vdekje një këmbësor.

Viktima është Hamit Shalarreth 75-vjeçar, i cili nuk mundi t’iu bëjë ballë plagëve dhe fatkeqësisht humbi jetën, mëson sinjali.

Aurora Group

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku thanë se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Rreth orës 17:00, është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti  i shkaktuar në fshatin Kopiliq të Skenderajt.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një  këmbësor, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën këmbësori i moshës rreth 75 vjeçar. 

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për  aksidentin, ndërsa me urdhër të prokurorit  trupi i pa-jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.”

Premium Store