Medi
02KOSOVËLAJME

Agim Bahtiri e pranon se projekti për liqenin ka qenë i PDK-së

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri mbrëmë ishte i ftuar në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin, ku foli për qytetin e Mitrovicës gjatë mandatit të tij.

Në këtë emision u trajtuan një numër i madh i temave, e ndër të tjera edhe tema e Liqenit Akumulues, për të cilin është aluduar se ka qenë projekt i hartuar nga ana e PDK-së sa udhëhiqte me Komunën e Mitrovicës, Avni Kastrati.

Aurora Group

Bahtiri në njëfar forme ka pranuar se projekti i Liqenit Akumulues ishte projekt i PDK-së mirëpo në të cilin ka ndërhyrë vetë Bahtiri kur ka marrë mandatin e të parit të qytetit, shkruan MITROPOL.

“Projekti i tyre ka qenë dikun 80 mijë euro, një projekt i vogël, teksa në momentin që kam marrë pushtetin e kam hartu projektin e ri ku buxheti ka qenë plotë 6 milonë euro, projekt që është implementuar dhe ende nuk është përfunduar i tëri”, theksoi Bahtiri.

Bahtiri ndër të tjera ka theksuar se ky projekt nuk është projekt i financuar nga ana e Bashkimit Evropian.

“Shumë qytetarë mendojnë që projekti është i financuar nga BE, mirëpo jo, projekti i liqenit është projekt i Komunës së Mitrovicës dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinorë”, shtoi Bahtiri.

Ndryshe kohë pas kohe ka pasur deklarata  dhe aludime se në fakt projekti i liqenit është nisur në kohën e Avni Kastratit dhe si i tillë është projekt i PDK-së.

Weelnes