Aurora Group
KOSOVËLAJME

Vdes një grua në Prishtinë pasi bie nga ndërtesa

Një grua ka vdekur pasi ka rënë nga një ndërtesë në  rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë.

Rasti sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur rreth orës 19:00.

Active 1

Zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se është duke u punuar për tu sqaruar rrethanat e rastit.

“Sot rreth 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse, janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, ka thënë ajo.

Koha