Active 2
KOSOVËLAJME

Telashe në sistemin e qendrës së votimit me kusht në Mitrovicë (VIDEO)

Në gjimnazin “Frang Bardhi” në Mitrovicë, aty ku është qendra e votimit me kusht, po ka probleme në votim.

Sipas kryesuesit të kësaj qendre, Luan Mehmeti, sistemi dhe kodi nuk po pranohen, transmeton Klankosova.

Active 1

“Të gjitha përgatitjet janë bërë me kohë, që nga ora 04:30. Edhe materialet janë sjell me kohë. Gjithçka është në rregull, por është një çështje kodi, që thuhet që vjen nga KQZ-ja, megjithëse ne i kemi informuar, por sipas gjasave ka një ngarkesë të madhe në kuadër të sistemit që nuk ka funksionuar”.

Ai shton se janë në bisedime me qendrat e tjera të votimit.

Por ai bëri të ditur se edhe ky problem është zgjidhur, megjithëse, sipas gazetares Altiana Zogaj, ky telash ende po vazhdon.

Koha